U përfol që mes Jennifer Lopez dhe sportistit Alex Rodriguez ka një lidhje.
Këto thashetheme dolën të jenë të vërteta sepse këngëtarja dhe i dashuri i saj i ri u fotografuan teksa niseshin për pushime në Bahamas, shkruan “E!Online”.
Çifti ka kaluar disa ditë të këndshme në një vilë private, larg vëmendjes së njerëzve të zakonshëm dhe paparacëve. Burime për mediat e huaja bëjnë me dije se ata tashmë janë një çift por janë duke i marrë gjërat lehtë sepse ende nuk kanë vendosur, nëse do të jenë një çift në plot kuptimin e fjalës apo gjithçka do të mbetet tek flirti. Tani për tani ata janë duke e shijuar kohën bashkë.