Sport

‘Jeni të mrekullueshëm’, u thotë Kryeministri futbollistëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar kombëtaren e Kosovës në futboll për ndeshjen e zhvilluar kundër Ukrainës.

“Përgëzoj kombëtaren e Kosovës për lojën e zhvilluar kundër Ukrainës. Jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kosova u mund sot 3-0 nga Ukraina në Poloni. /Express/