Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë para ndeshjes me Kroacinë, në garat për kualifikime në Kampionatit Botëror të Futbollit. Lojtarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për sfidën që i pret në Maksimir të Zagrebit.
Mbrojtësi e përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica pas përfundimit të stërvitjeve e vlerësoi të rëndësishëm dhe mjaft të vështirë përballjen me Kroacinë, duke pas parasysh humbjen e parë që ka pësuar Kosova ndaj kroatëve.
“Rikthehem pas një viti mungese, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, duke marr parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, por do të mundohemi të japim maksimumin. Jemi të vetëdijshëm se Kroacia ka futbollistë cilësorë, por ne e vlerësojmë vetën para kundërshtarit”, tha mbrojtësi Jashanica.
Edhe mbrojtësi tjetër, Amir Rrahmani premton se do të japin maksimumin ndaj Kroacisë, kur dihet fakti se kombëtarja kroate është nën presionin e pikëve, dhe këtë mendojnë ta shfrytëzojnë.
“Besoj që ndeshja e parë që kemi humbur me rezultat të thellë, do të mundohemi që të japim maksimumin. Kroacia në këtë ndeshje ka presion për pikë dhe ne mund ta shfrytëzojmë këtë situatë që ta kemi një rezultat më të mirë. Pika kryesore e stërvitjes së sotme ishte krosimi nga krahët, ku Kroacia e ka një lojtar siç është Manxhukiq dhe ne jemi fokusuar aty”, tha Rrahmani.
“Ne si ekip jemi forcuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm se përballë e kemi një ekip të fortë dhë do të mundohemi që të japim maksimumin”, tha lojtari tjetër, Leart Paqarada, raporton KosovaPress.