Rajon & Botë

Japonia i ofron mbështetje SHBA’së për sulmet kundër Assadit

Japonia është bërë vendi i fundit që sapo i ka ofruar mbështetje SHBA’së për sulmet ajrore kundër ushtrisë siriane, kështu duke iu bashkuar Mbretërisë së bashkuar, Australisë, Izraelit dhe Turqisë

Ministri japonez, Shinzo Abe, tha se sulmi me kimik që ndodhi në fillim të kësaj jave justifikonte hakmarrjen e SHBA’së, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Shumë njerëz të pafajshëm u bënë viktima nga sulmet kimike. Komuniteti ndërkombëtar ishte i tronditur nga tragjedia që la shumë fëmijë të vegjël në mesin e viktimave”, ka thënë ministri.

Japonia mbështet vendosmërinë e qeverisë së SHBA-së për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike.

the authorE B