Aktuale

Japonezët e gjermanët më pak të gatshëm për luftë, kosovarët “të parët” në Ballkan!

Shtetet që ishin aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht banorët e tanishëm të tyre, janë ata që më së paku do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, nëse vendi i tyre do të përfshihej në ndonjë luftë. Sa i përket vendeve të Ballkanit, thuhet se nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.

Së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto të dhëna dalin nga një anketë e WIN/Gallup International, nga 62.000 të anketuar nga 64 vende.

Po sipas këtyre të dhënave, ata që më së shumti do të ishin më të gatshëm të luftonin për vendin e tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve (61 për qind) treguan se ata do të jenë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, ndërsa 27 për qind nuk do të bënin një gjë të tillë.

Çfarë bie në sy në anketë, thuhet më tej, është fakti se shumica e femrave kanë shprehur gatishmërinë për luftë (52 për qind), dhe burrat 67 për qind.

Ndërkaq, shkruan Aljazeera, për nga mosha, më të përgatitur për luftë janë të rinjtë e moshës 18-34 vjet – 66 për qind e tyre.

the authorE B