Sport

Januzaj tregon pse zgjodhi Sunderlandin

Adnan Januzaj ka thënë se ka zgjedhur Sunderlandin për të luajtur më shumë

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Sunderlandit.

Ai tha se zgjodhi këtë skuadër, pasi trajneri i ka dhënë besim dhe ai dëshiron të luaj më shumë, pasi ka nevojë për këtë.

“Jam duke shikuar përpara dhe kam ardhur në Sunderland për të luajtur, sepse menaxheri më ka dhënë mundësinë për të treguar vetën time”, tha Januzaj për faqen zyrtare të Sunderlandit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne kemi një grup të mirë me lojtar dhe trajner të mirë, ndërsa tifozët janë të jashtëzakonshëm”.