Dirk Devriese, menaxheri i Adnaj Januzajt, ka konfirmuar se Manchester United vendos nëse do ta lejoj shumuesin kosovar të transferohet në Francë
Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, skuadra e Lyonit ka shfaqur interesim që ta transferoj Adnan Januzajn.
Interesimin e gjigantit francez, Lyoni e ka konfirmuar edhe menaxheri i sulmuesit nga Istogu, Dirk Devriese.
Por, ky i fundit ka insistuar se Januzaj nuk e ka në plan të largohet nga Sunderland, ku është i huazuar nga Manchester United.
“Lyoni është njëri prej shumë klubeve franceze që kanë shprehur interesim për Adnanin”, ka thënë Devriese për HLN.
“Për shkak të respektit, ne dëgjuam ofertat. Sidoqoftë, vendimi varet nga Manchester Unitedi dhe ne nuk kemi dëgjuar se klubi dëshiron ta shesë Adnanin”, ka theksuar ai. /Express/