Sport

Januzaj i jep ultimatum Mourinhos (Foto)

Adnan Januzaj dëshiron ta dijë sa më shpejtë nëse është në planet e Jose Mourinhos.

Adnan Januzajt i ka humbur durimi. Kosovari me shtetësi belge kërkon që trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho të vendosë sa më shpejt nëse do të llogarit në të apo jo.

Tabloidi anglez “The Sun” shkruan se Januzaj pritet të zhvillojë një takim me Mourinhon këtë javë dhe kërkesa e lojtarit nga Istogu është: Ose të jetë pjesë e formacionit bazë, ose ai do të largohet nga klubi.

21-vjeçari u huazua sezonin e kaluar te Borussia Dortmundi, por u rikthye në janar të këtij viti. Januzaj numëron 50 paraqitje me Mançester Unitedin, duke shënuar edhe 5 gola që nga viti 2013. /Express/