Andnan Januzaj më në fund ka arritur të tregoj cilësitë te skuadra e Real Sociedadit
Real Sociedad ka barazuar me Espanyolin 1:1, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës. Më meritori për pikën e fituar nga Sociedad ishte sulmuesi kosovar, Adnan Januzaj.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të në vende të sulmuesit të njohur, Carlos Vela. Me tu futur në lojë, kosovari ka arritur ta ngjallë skuadrën e Sociedadit, shkruan Marca, përcjell Express.
Januzaj bërë disa driblime të mira në këtë takim, derisa në minutën e 69-të pas një depërtimi në zonën e rrezikshme asistoi për Asier Illarramendin, i cili nuk e pati të vështirë që ta dërgoj topin në rrjet dhe ta barazoj rezultatin.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni paraqitjen e shkëlqyeshme të Januzajt ndaj Espanyolit.