Sport

A janë përmirësuar marrëdhëniet mes Cristianos e Zidane? Ja çfarë thotë CR7 (Video)

Cristiano Ronaldo duket se ka harruar për problemet që kishte me Zinedine Zidane dhe sillet sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shpërtheu javë më parë kur Zinedine Zidane vendosi ta zëvendësojë në ndeshjen ndaj Las Palmas.

Megjithatë, ajo duket se është harruar, pasi Cristiano tani ka thurur një varg lëvdatash për trajnerin e ‘Los Blancos’.

“Zidane ka qenë lojtar dhe ai e njeh këtë klub shumë mirë, kjo është një përparësi e madhe. Ai i njeh gjithë lojtarët, nga koha kur punonte si asistent me Ancelottin. Zizu është i qetë, profesional dhe gjithmonë i dëgjon lojtarët”, ka thënë Ronaldo pas çmimit që mori si lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve për edicionin që lamë pas. /Express/