“Guri i rëndë në vend të vet” thotë një shprehje e vjetër popullore.Shembulli më i mirë dhe i freskët fare i kësaj shprehje është këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata. E krejt kjo pasi kanë kaluar vetëm një javë që kur ajo lansoi në treg albumin e saj më të ri të titulluar ‘3’, i cili menjëherë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Tani këngët e saj po dëgjohen gjithandej ku ka shqiptarë. Ndonëse në një intervistë tek Ermal Mamaqi ajo u shpreh se ‘guri i rëndë peshon njësoj edhe në vend të huaj’, por po të shikojmë mirë projektin që ajo nxorri vitin e kaluar, ndonëse ishte bashkëpunim më David Guetta, por nuk është se arriti të kishte ndonjë ndikim të madh në arenën ndërkombëtare. Edhe pse ajo punonte me producent që punojnë me një nga emrat më të njohur të muzikës, Justin Bieber, dhe për aq sa qëndroi në Amerike, realizoi vetëm një projekt. Por, ajo çfarë vlen të theksohet është se me t’i publikuar këngët e reja shqip, ajo u kthye menjëherë në një nga emrat më kyç nga mediat në Shqipëri e Kosovë.
Një tjetër emër që po tenton të futet në muzikën ndërkombëtare është dhe Dafina Zeqiri, e cila ka vite që është shpërngulur në New York për të zhvilluar karrierën aty. Hiç keq nuk i rri as Dafinës shprehja ‘Guri i rëndë në vend të vet’, pasi dihet tashmë qe suksesi për të në trojet shqiptare është i garantuar. Të depërtosh në botën e muzikës ndërkombëtare është mjaft e vështirë, por duket se dhe Dafina nuk po arrin t’ja dal me sukses. Edhe pse ka realizuar disa projekte në Amerikë, ato nuk është se arritën të bënin ‘boom’ siç jemi mësuar të bëjë Dafina me këngët e saj shqip.Pa merak, nuk kemi harruar këtu as Era Istrefin!Edhe pse “Bonbon” ishte kënga që atë e bëri të njohur në gjithë botën, duket se fillimi dhe mbarimi i karrierës muzikore në arenën ndërkombëtare ishte me aq. Menjëherë pas “Bonbon” ajo arriti të nënshkruajë kontratë me “Ultra Music”, ku dhe solli dy projekte të reja. Ndonëse priteshin të ishin shumë më të veçanta se “Bonbon”, por nuk rezultoi kështu. “Redrum” ishte projekti i parë që ajo solli, por që nuk mori në asnjë moment vëmendjen e ‘Bonbon’, duke vijuar më tej me “No I love yous”, që edhe pse ishte në bashkëpunim me French Montana, u cilësua si një dështim i radhës. Duket se fati nuk është në anën e Era Istrefit, shtuar këtu se ajo nuk është më nën menaxhimin e Faton Shoshit, i cili madje u shpreh se Era më mirë do ishte të bënte muzikë në vend të vet.Shprehja e lartëpërmendur gjen vend mjaft mirë tek të treja këngëtaret, e është vërtetuar nga vet ato që pesha e tyre nuk është njësoj në vend të huaj./GazetaBlic