Sport

James Rodriguez, në listën e AC Milanit

AC Milan synon që gjatë kësaj verë ta blejë një super-lojtar.

Mediet italiane raportojnë se sulmuesi i Real Madridit, James Rodriguez është në krye të listës së “Rossonerëve”, transmeton KosovaPress.

Kolumbiani duket se ka vendosur të largohet nga Madridi gjatë kësaj verë, dhe “San Siro” është destinacion i mundshëm.

Kinezët e Milanit janë duke i monitoruar disa top-lojtarë, dhe James thuhet se është në listën e tyre. ndryshe, ish-futbollisti i Monacos, kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane./KosovaPress/