Nëse largohet nga Real Madridi, ylli kolumbian gjatë verës mund t’i bashkohet klubit tjetër madrilen
James Rodriguez e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Real Madridi, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, ylli kolumbian mund të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.
Në fakt, 28 vjeçari mund të transferohet tek rivali lokal i “Los Blancos”, Atletico Madrid.
Ish-futbollisti i Portos, Monacos dhe Bayern Munichut po kërkohet edhe nga Newcastle.
Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se përfaqësuesi kolumbian e preferon më shumë qëndrimin në La Liga.
James nuk ka treguar mjaftueshëm as në eksperiencën e dytë me Mbretërit. /Gazeta Express/





















