Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka thënë se e ka obligim që të shënoi gola
Gonzalo Higuain thotë se nuk e ka obsesion shënimin e golave, por si sulmues insiston se e ka obligim.
Ai po ashtu tha se golat janë arsyeja pse ai luan futboll.
“Unë gjithnjë e kam në mendje shënimin e golave. Nuk e kam obsesion, por është obligim i imi. Është obligim që sulmuesit të shënojnë gola”, tha Huguain për Guardian.
“Kjo është arsyeja pse luaj futboll. Dikush që nuk e ndjen këtë presion, ai nuk e do këtë sport”. /Express/