ShowBiz

Ja urimi i Norës për kunetërit e posa bërë prindër (Foto)

Urimi i Norës që i bërë në rrjetet socialë duket se ka shuar dyshimet për një raport të krisur mes saj dhe kunatës së saj Tuna.

Këngëtarja e njohur solli në jetë fëmijën e saj të parë pasditen e ditës së djeshme.

Tuna solli në jetë një djalë të cilin ajo dhe partneri i saj Patris Berisha e bekuan me emrin Tian.

Patrisi ka qenë ai që ka ndarë një foto ë Tunës e cila shfaqet në momentet kur i dhuron përqafimin e parë të birit. Ndërsa mes shumë urimesh që ata morën në rrjetet socialë, ka qenë edhe Nora Istrefi, e cila ka uruar çiftin për ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë.

‘Tian mirëseerdhe në këtë botë, të paçim shumë unë dhe Rene” ka shkruar Nora në Instagram.

the authorE B