Brenda pak vitesh, Kosova do të bëhet me stadium nacional, i cili pritet të ndërtohet në periferi të Prishtinës, shkruan zeri.info.
Deri tash kishte dilema se si do të quhet ky stadium, ndërsa përgjigjen e zbulon kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, përmes një statusit të postuar në Facebook.
“Ma n’fund ni lajm i mirë për të gjithë sport-dashësit. Stadiumi nacional “Dardania Arena”. Urime t’gjithve. #dardanet #unebiriytkosove”, ka shkruar “Luli”. /Zëri/