Kombëtarja e Kosovës tashmë e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit.
Kjo stërvitje e ekipit të Kosovës po bëhet në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha).
Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.
Pas stërvitjes së parë, stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë sonte në orën 18:00 po në Doha të Katarit.
Ndërkohë shihni fotografitë nga stërvitjet e sotme të djelmoshave, që po bëhen vetëm pak ditë para ndeshjes me Suedinë:




