Fillimin e karrierës së tij e filloi nga grupi i njohur Skillz, grup i cili tashmë nuk ekziston.
Bëhet fjalë për reperin e njohur kosovar,Ledri Vula, i cili është shumë i pëlqyer sidomos nga femrat, transmeton Gazeta Express.
Ledri së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri “Pablo”, në bashkëpunim me Lumi B, Gjiko dhe Skerdi.
Kjo këngë ani pse është realizuar pa videoklip, është pritur shumë mirë nga fansat e të gjithë këtyre artistëve.
Ledri si shumë yje të njohura të estradës është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Ai shumë shpesh publikon imazhe të ndryshme për të gjithë fansat e tij.
Por përveç muzikës, Ledri tregon se është shumë i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij, duke pasur parasysh se është fëmija i vetëm në familjen Vula.
Ledri është djali i i prezantueses së njohur Xherladina Vula dhe Agron Vula.
Ledri pak minuta më parë në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet nëna e tij të cilën e do shumë.
Ledri madje ka lënë një mbishkrim duke i thënë Xherit “Loçka” dhe duke lënë një emoji të zemrës.
Kujtojmë se reperi i njohur Ledri Vula ka qenë shumë herë lajm në mediet rozë për shkak të lidhjeve të tij ku prej tyre ka pasur edhe këngëtare shumë të njohura.