Sport

Ja sa do të përfitojë Suarez me kontratën e te Barcelona

Luis Suarez është në bisedime me katalunasit për vazhdimin e kontratës.

Kampioni i Spanjës nuk e ka ndërmend që ta lejojë Suarezin të largohet.

Barça është e gatshme t’i plotësojë çdo dëshirë sulmuesit uruguaian vetëm për ta bindur atë që të qëndrojë në Camp Nou.

Sipas së përditshmes spanjolle Sport, me marrëveshjen e re mes dy palëve Suarez do të përfitojë një rritje të ndjeshme të pagës, transmeton KosovaPress.

Ai aktualisht paguhet rreth 200 mijë euro në javë dhe me kontratën e re paga e tij javore do të shkojë në 300 mijë, që do të ishte e përafërt me atë të yllit brazilian Neymar.