Sport

Ja sa do të mungojë Gundogan

Ilkay Gundogan i ka shpëtuar lëndimit. Gjermani u detyrua ta lë fushën në takimin kundër West Bromwich Albion për shkak të një ndërhyrjeje të vonuar nga Claudio Yacob.

U mendua se ylli i Manchester Cityt, do të mungoj gjatë pas këtij lëndimi, megjithatë siç duket lojtari i ka shpëtuar për mrekulli këtij dëmtimi.

“Përshëndetje të gjithë. Faleminderit për mesazhet. Jam i lumtur që t’iu them se nuk është asgjë serioze dhe shpresoj se do të kthehem shpejtë në fushë”, ka shkruar Gundogan në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ndeshja e mbrëmshme ishte e para e mesfushorit gjerman pas rikthimit nga lëndimi.