Usain Bolt ka fituar medaljen e artë në stafetën 4×100 metra që është e treta e artë në këtë olimpiadë dhe e nënta në karrierë në Lojëra Olimpike.
Në garën e sotme ai është kombinuar me Asafa Poëell, Yohan Blake dhe Nikel Ashmeade duke e përmbyllur garën për 37.27 sekonda, transmeton Express.
Gjatë kësaj olimpiadë, Bolt ka fituar të artën në 100 dhe 200 metra respektivisht, shkruan Express.
Bolt ka hyrë në histori duke fituar atë që njihet si “tripletën e trefishtë”, pasi që në tri olimpiadat e fundit, në Pekin 2008, Londër 2012 dhe tani Rio 2016, ka fituar medalje të artë në garat në 100, 200 dhe 4×100 metra
Ndërkohë, Japonia fitoi medaljen e argjendtë që ishte befasi, me ShBA-në që u diskualifikuan për t’ia dorëzuar medaljen e bronztë Kanadasë.
http://www.dailymail.co.uk/sport/othersports/article-3749984/Usain-Bolt-secures-spectacular-triple-triple-Jamaica-win-4x100m-relay-Rio-Olympic-Games.html?ito=embedded