Ata janë njerëzit më të kontestuar në fushën e lojës, por pa ta nuk do të kishte lojë.Gabimet e tyre kanë ardhur në ulje, kjo falë edhe teknologjisë të përdorur për herë të parë në një kompeticion kaq të madh siç është Botërori.Një e përditshme gjermane ka publikuar se sa paguhen arbitrat në Kupën e Botës.
Si fillim çdo arbitër merr një shumë prej 57.000 euro vetëm për pjesëmarrjen në kompeticion.Më pas për çdo ndeshje që gjykohet, paga është e ndarë. 2400 euro për kryesorët dhe 2000 për asistentët.Arbitri i katërt fiton 800 euro. FIFA i vlerëson arbitrat në maksimum, kjo sepse realisht puna e tyre është jo e lehtë.
Një arbitër që kalon fazën e grupeve llogaritet të fitoj rreth 70 mijë euro në total. Dhe të mendosh që kjo është vetëm një punë që zgjat 30 ditë.