Sport

Ja sa ofron Arsenali për Mahrez

Riyad Mahrez është kthyer në një objektiv për skuadrën e Arsenalit.

Një vit më parë, ylli algjerian ishte ndër më meritorët që Leicester City u shpall kampion i Anglisë. Mahrez refuzoi shumë oferta në verën e shkuar për t’i qëndruar besnik skuadrës me të cilën u bë i famshëm, por në fund të këtij sezoni ai pritet t’i jap lamtumirën Leicesterit.

Për Mahrez është duke u interesuar Arsenali dhe trajneri Arsene Wenger ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë funtesh, për ta bindur Leicester Cityn që ta lejojë transferimin e futbollistit në Londër.

Përveç Arsenalit, për Mahrez kanë shprehur interesim edhe Chelsea e Paris Saint-Germain.