Ajo së fundi është ankuar se nuk ka vend në dollap për të gjitha rrobat e saj në shtëpinë 2.36 milionëshe në Los Angelos. Kjo ndoshta është arsyeja se pse super modelja 20 vjeçare ka vendosur të blejë një shtëpi 6.5 milion dollarëshe në Hollywood.
Duke u bazuar në burimet e “TMZ”, thuhet që ajo ka blerë shtëpinë e aktores Emily Blunt që ka luajtur në filmin “Djalli vesh Prada” dhe bashkëshortit të saj John Krasinski.
Këta të fundi kanë vendosur të ndërrojnë vendbanim sepse fëmija i tyre i dytë vjen në jetë së shpejti,transmeton Indeksonline.
Vlera e shtëpisë është rreth 6.5 milion dollar dhe kjo nuk mund të jetë problem për Jenner e cila botërisht dihet që fiton shumë./Indeksonline/