Sport

Ja sa kërkon Roma për Manolas

Kostas Manolas është një prej mbrojtësve më të kërkuar në këtë afat kalimtar.

Qendërmbrojtësi grek është vënë në radarët e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane, si Manchester United, Chelsea e Arsenal.

Mirëpo, Roma nuk e ka ndërmend që ta largojë lojtarin, pa përfituar nga ai. Skuadra italiane kërkon 45 milionë euro për shërbimet e futbollistit, transmeton KosovaPress.

Manolas është transferuar në vitin 2014 nga skuadra greke Olympiakos në Romë dhe që nga ajo kohë është shndërruar në shtyllë të skuadrës italiane.