Mërgim Mavraj ka humbur vetëm tre ditë të Ramaznit gjatë kohës sa ishte në Euro 2016 me Kombëtaren shqiptare.
Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Kicker’, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, ka folur për aventurën e tij me Shqipërinë në Euro 2016.
Ai gjithashtu ka folur edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit, që këtë vit korrespondoi të jetë gjatë turneut më të madh të futbollit në Evropë.
Mavraj ka zbuluar se ka humbur vetëm tre ditë të Ramazanit, dhe se do t’i kompensojë më vonë.
“Kam agjëruar gjatë ditëve pa ndeshje, jo kur kishim ndeshje. Këto tre ditë do t’i zëvendësoj kur të jetë më freskët. Kjo sigurisht që është më e lodhshme dhe të dobëson. Këtë e kuptoj sot, por disa gjëra janë më të rëndësishme se futbolli”, ka deklaruar Mavraj. /Express/