Sport

Ja pse marrim rezultat pozitiv përballë Kroacisë

Shkruan: Ylber Kelmendi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ndodhet në vigjile të ndeshjes së radhës kualifikuese për Botërorin Rusia 2018, ku përballë do ta ketë Kroacinë.

Kombëtare kjo, që në petkun e saj kanë milituar dhe militojnë futbollistët ndër më me nam në botën e futbollit. Që prej pavarësimit nga Jugosllvia, futbolli kroat ka shënuar ngritje rapide, dhe në kotntiunitet ka shënuar rezulatate të lakmueshme edhe për kombëtaret e “mëdha”. Kështu, kjo kombëtare ka ditur që shpesh herë të jetë lavdia e popullit kroatë.

Por ka disa indikatorë që në përballjen Kosovë – Kroaci, që parlajmërojnë se kësaj radhe lavdia do të na takojë neve, pra përfaqësueses së Kosovës. Kjo situatë shpresëdhënëse gjenë mbështetje të formacioni i kroatëve, cili përveç mungesave të shumta, përballet edhe me formë jo aq të mire të disa futbollistëve që dikur kanë ditur të bëjnë diferncën në fushë.

Përtej këtyre indiaktorve , që i përkasinë provinencës sportive,  ka edhe diçka  që e favorizon përfaqësueisn e Kosovës –  e ky është entuzazimi  që përmes futbollit si sporti më popullor, me promovuar dhe me ngritur  lartë e më lartë shtetin  e Kosovës.

Krahas kësaj, arsye që na shtyë të besojmë në triumfin e përfaqësuese sonë, është vetë gama e gjerë e futbollistëve, të cilët përbëjnë një kontigjnet të madh me talentë, ajo që ushqen shpresen  për fitorën tonë.

Por t’i hedhim një sy Kroacisë dhe Kosovës. Nëse e shikojmë skuadrën kroate ajo në mbrojtje nuk është shumë e mirë, madje lojtarët e tyre shumica janë rezerva në klubet e tyre, Vresjalko, është rezervist i padiskutueshëm tek Atletico Madrid, po ashtu edhe Ivan Striniç, është një lojtar stoli tek Napoli.

Bingo për Kosovën mund ta quajmë mungesa e lojtarit më të mirë kroat në mbrojtje Dejan Lovren. Me mungesen e Modriç e Rakitiç, kombëtarja ballkanase do të këtë probleme shumë të mëdha edhe në mesfushë, lojtarët si Kovaciç dhe Brozoviç apo Badelj ani pse luajnë në top klube evropiane nuk janë në formën më të mirë të tyre, pra të tre këta janë lojtarë që i ngrohin bankat e skuadrave ..si Inter, Real Madrid apo Fiorentina.

Po ashtu edhe sulmuesit kroat këtë vit nuk janë në elementin e tyre në klubet ku luajnë.. Mandzukiç ani pse është shumë i rrezikshëm, ai nuk po luan tek Juventus, tek ‘zonja e vjetër’, ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë vit, Kramariç është një lojtar qe u “përze” nga Leicester City, dhe në Gjërmani nuk është që po tregon ndonjë gjë.

Pra kroatët kanë emra, por shumica e tyre nuk janë duke u aktivizuar në klubet e tyre. Reprezentuesit e Kosovës ani pse nuk luajnë në klube gjigante si kroatët, por pothuajse të gjithë janë duke luajtur standard, madje sulmi i jonë i përbërë nga treshja Celina, Berisha e Zeneli janë në formën më të mirë jetësore, mos të harrojmë këtu edhe Milot Rashicën ky i fundit edhe pse nuk ka shënuar gol këtë vit tek skuadra e tij Vitesse, ai vazhdon të luaj mirë.

Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Alban Meha, Valon Berisha dhe të tjerët janë lojtarë luksi në të cilët mund të llogaris trajneri Albert Bunjaku. Vedat Muriqi po ashtu është nga ata lojtarë i cili me fuqinë fizike dhe me gjakftohtësinë para portës mund të mposhtë çdo portier që i del përpara. Dhe si përfundim Kosova i ka të gjitha cilësitë për të nxjerrë një rezultat pozitiv përballë Kroacisë.