Mbrëmë gazeta L’Equipe lëshoj një lajm bombë, duke thënë se Arsenali ka ofruar 100 milionë euro për supertalentin e Monakos.
Sipas analistëve Arsenali është një nga ekipet favorite për të nënshkruar me Mbappen, përcjellë Indeksonline.
Pas raportimeve të L’Equipe që e lidhin lojtarin me klubin nga Londra, një nga gazetarët e tyre Guillame Duffy shpegoi se pse Arsenali ka shansa të mirë për transferimin e Mbappes.
Sipas tij këto janë arsyet për një lëvizje shumë të mundshme:
-Mbappe mund të jetë i interesuar në faktin se Arsenali do të ndërtonte një ekip rreth tij.
-Arsene Wenger pritet të jap maksimumin e tij dy vitet e ardhshme, të cilat mund të jenë edhe vitet finale të tij në Arsenal.
-Vincent Duluc, një tjetër gazetar i L’Equpie, shtoi se Mbappe e do Arsenalin dhe ishte shumë afer t’iu bashkohej atyre verën e kaluar.
Një tjetër dëshmi është edhe një fotografi që ka qenë në mediat sociale, e cila shfaqë Mbappen me fanellë të Arsenalit kur ai ishte fëmijë. /Indeksonline/