Modaliteti “Night Mode” ndërron ngjyrat e ekranit të telefonit ose kompjuterit në më të ndezura.
Studiuesit në Universitetin e Mançesterit zbuluan se drita blu mund të jetë më e dëmshme për shëndetin sesa mendohej, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
Studimi i ri, i botuar në Current Biology dhe i udhëhequr nga Dr Tim Brown, sugjeron që është më e natyrshme të shikosh dritën blu në mbrëmje dhe dritën e ngrohtë gjatë ditës.
Ekipi i studiuesve përdori ndriçimin e krijuar posaçërisht në minj për të provuar se si gjatësia e valëve të ndryshme ndikuan në gjumë.
Drita blu rezultoi më pak prishësuese për gjumin e minjve sesa drita e verdhë me të njëjtën shkëlqim, sipas studiuesve.
“Gjetjet tona sugjerojnë që përdorimi i dritave të errëta në mbrëmje dhe drita të ndritshme gjatë ditës mund të jenë më të dobishme,” tha Brown. /Lajmi.net/