Sport

Ja kush do ta gjykojë ndeshjen Turqi-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet me Turqinë të shtunën.

Ndeshja e katërt kualifikuese për Kosovën është ajo ndaj Turqisë në Antalya.

UEFA ka përcaktuar që ky takim të drejtohet nga gjyqtari hungarez, Tamas Bognar, i cili për asistent do të ketë dyshen, Balazs Buzas dhe Zsolt Varga, transmeton KosovaPress.

Bognar së fundmi ka gjykuar ndeshjen në mes të Lihtenshtajnit dhe Shqipërisë e luajtur më 6 tetor në Vaduz, e cila u mbyll me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2:0.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 18:00, ditën e shtunë.