Neymar do të mungojë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.
Lëndimi i pësuar në ballafaqimin ndaj Olympique Marseille do ta mbajë jashtë fushave të lojës për një periudhë që nuk parasheh rikthimin e tij për takimin e madh ndaj “Los Blancos”.
Por, e përditshmja sportive francize “L’Equipe” shkruan se trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery e ka gati zëvendësuesin e brazilianit.
Në vend të Neymarit kundër Real Madridit nga minuta e parë do të luajë Angel Di Maria.
