Sport

Ja kush duhet ta fitojë Topin e Artë, sipas legjendës franceze

Beteja për ta fituar Topin e Artë 2018 mbetet shumë e hapur këtë vit dhe Thierry Henry, i cili së fundmi u emërua trajner i Monacos, ka zbuluar se kush mendon se duhet ta fitojë këtë çmim.
Ai mendon se do të ishte parodi nëse Topin e Artë s’e fiton një lojtar francez apo Eden Hazardi nuk e fiton atë, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk deshi të japë ndonjë emër specifik se kush nga futbollistët e ekipit kombëtar të Francës, i cili e fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi këtë verë, duhet ta fitojë topin e artë.

Henry mendon se Hazard ishte dukshëm lojtari më i mirë në Kupën e Botës. Megjithatë, ai nuk e hedh poshtë mundësinë që një lojtar francez ta fitojë atë.

“Mbase jemi të njëanshëm, mbase, por do të ishte shumë mirë për futbollin francez, po ashtu”, tha Henry.

Duket se Henry nuk beson se njeriu që i fitoi çmimet kryesore individuale deri tani këtë vit, Luka Modric, si dhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, e meritojnë ta fitojnë çmimin këtë vit. /Express/

the authorBurbuqe Metolli