Sport

Ja kur do të luhet El Clasico i parë i sezonit

Është tërhequr shorti për stinorin e ri të La Ligës në Spanjë.

Derbi më i madh në botë mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më tre ose katër dhjetor në ‘Camp Nou’.

Orari i La Ligës është mësuar sot pas tërheqjes së shortit ku edhe është mësuar kalendari për sezonin 2016/17.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në muajin prill të vitit 2017 në ‘Santiago Bernabeu’.

Stinori i ri i La Ligës nis më 20 gusht, ku kampionët nga Barcelona e nisin mbrojtjen e titullit në përballjen me Real Betisin në shtëpi, derisa Real Madridi do të udhëtojë për në San Sebastian ku do të ndeshet me Real Sociedadin.