Majlinda Kelmendi do të përballet me Misato Nakamuran në gjysmëfinale në ora 21:05.
Sipas faqes zyrtare të Lojërave Olimpike Rio 2016, xhuditja numër një në botë, Majlinda Kelmendi do të përballet me Misato Nakamuran në gjysmëfinale me fillim prej orës 21:05.
Kelmendi fitoi ndaj Evelyne Tshopp në meçin e parë, ndërsa në çerekfinale mposhti Christianne Legentil dhe tani do të kërkojë finalen ndaj Nakamuras. /Express/

