Majlinda Kelmendi do të përballet në finale të Lojërave Olimpike me italianen Odette Giuffrida duke filluar nga ora 21:40.
Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë pas kualifikimit në finale të ‘Rio 2016’.
Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura derisa tani në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.
Finalja do të zhvillohet nga ora 21:40. /Express/
