Klubi italian është pranë kalimit në duart e Sino Europe Sports.
Milani shumë shpejt do të bëhet me pronarë të rinj. Pas vendimit të Silvio Berlusconit për të shitur aksionet e klubit, tani kanë mbetur edhe disa detaje për t’u kompletuar dorëzimi i Milanit në duart kinezëve.
Siç raporton Il Giornale kjo pritet të ndodhë pas derbit që Rossonerët e zhvillojnë me Interin, diku mes datave 23 dhe 25 nëntor.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, Berlusconi do të mbetet president i nderit të Milanit, por do të emërohet një bord i ri i drejtorëve i përbërë nga nëntë veta.
E gjithë kjo procedurë do të zyrtarizohet në muajin janar të vitit 2017, ku edhe do të mbahet takimi i aksionarëve të rinj të Milanit.