Aktuale

‘Ja kur mbahen zgjedhjet e reja’

Deputetja e Alternativës, Mimoza- Kusari Lila ka thënë se fatkeqësisht viti 2018 do të jetë vit I zgjedhjeve.Ajo ka thënë se zgjedhjet janë të domsodoshme, për faktin se sipas saj, kjo qeveri është e paaftë të udhëheq me vendin.

Kusari- Lila në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar se koalicioni aktual është i c’akorduar.

Ajo ka thënë se ky koalicion ka shpërputhje në qëndrime për tema të ndryshme, përfshirë demarkacionin, gjykatën special dhe shumë tema tjera, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, qeveria Haradinaj është e dështuar, derisa ka thënë se kjo qeveri deri më tani e ka marrë vetëm një vendim.“E ai vendim është rritja e pagës së kryeministrit dhe të ministrave. Dhe argumentet për këtë vendim kanë qenë kontradiktore”, tha ajo.

the authorE B