Lifestyle

Ja kur duhet të përdorni deodorantin

Studimet e fundit kanë treguar, se koha më e mirë për të përdorë deodorantin është para gjumit, pasi në këtë mënyrë luftoni djersitjen e tepërt.

Sipas studiuesve, deodorantët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të përbërësve që kontrollojnë gjëndrat e djersës dhe koha para gjumit siguron mbrojtjen më të mirë ndaj djersës dhe lagështirës.

Natën, kur të gjithë djersiten më pak, më shumë përbërës të deodorantit, siç është alumini, tërhiqen më shumë nga kanalet që sinjalizojnë gjëndrat e djersës për të zvogëluar ose ndaluar djersën.

Ky efekt zgjat 24 orë ose ndoshta më shumë, madje edhe pas larjes së mëngjesit.