Premierliga është në bisedime me Manchester Cityn dhe Arsenalin për riorganizimin e ndeshjes së tyre të shtyrë për të mërkurën e ardhshme.
Ndeshja – e cila do të shohë Mikel Arteta të kthehet në stadiumin ‘Etihad’ për herë të parë që nga largimi – ishte planifikuar për të dielën e kaluar, por City ishte përfshirë në finalen e Kupës Carabao kundër Aston Villa në ‘Wembley’.
Java e ardhshme është e lirë për të dy ekipet dhe zyrtarët e kampionatit kanë përhapur idenë për të luajtur ndeshjen të mërkurën, 11 mars, transmeton lajmi.net.
Një vendim për datën e propozuar për takimin në ‘Etihad’ pritet të merret brenda 24 orëve të ardhshme.
Nëse e mërkura konfirmohet si datë e re, Arsenali, i cili përballet me West Ham në 16:00 pasdite të shtunën, do të ketë 24 orë shtesë për t’u përgatitur për sfidën sesa City, të cilët përballen me rivalët e United në derbin e Manchesterit në orën 17:30 pasdite të dielën.
Me Liverpoolin në prag të fitimit të Premierligës, objektivi i City tani është që të konsolidojnë pozicionin e tyre në pozitën e dytë ndërsa Arsenali është akoma ka sytë në katër vendet e para.