Komuna e Prishtinës po e vlerëson projektin për ujin si më të suksesshmin në këto tri vitet e tyre te qeverisjes. Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, e ka finalizuar këtë projekt, por jo edhe nisur, pasi sipas udhëheqësit të Nismës Ekonomike për Kosovën në Vjenë të Austrisë, ky projekt është nisur që nga viti 2012, e që në atë kohë qeverisjen lokale e kishte Isa Mustafa.
Projekti i cili ka kushtuar 54 milionë euro, nga udhëheqësit komunalë po cilësohet si projekt i iniciuar nga ta dhe më i suksesshmi në këto tri vitet e fundit.
Megjithatë, Kujtim Dobruna ka dhënë një shpjegim se si u arrit që Prishtina të ketë ujë 24 orë. Sipas tij, faza e parë e projektit kishte filluar të implementohet më 2012, me një donacion prej 8 milionë euro nga Komisioni Europian. Në atë kohë, qeverisjen komunale e kishte LDK’ja, gjegjësisht Isa Mustafa.
Si nisi projekti dhe si u finalizua, për më shumë tregon Kujtim Dobruna, udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS) në Vjenë te Austrisë:
Nga sot të gjithë banorët e Prishtinës do të kenë ujë 24 orë pa ndërprerje. Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti e finalizoj projektin e nisur para disa vitesh nga kryeministri i tanishëm Isa Mustafa, dhe për këtë me pompozitet të madh në rrjete sociale po lavdërohen e gjithë Lëvizja Vetëvendosje.
Prishtinasit prej sot janë me ujë. Urime! Për ketë duhet të falenderojnë në radhe të parë taksapaguesit europianë, gjermanë, austriake dhe kosovarë. Totali i investimeve në këtë projekt është 54 milionë euro.
– Projekti ka filluar te implementohet me 2012 me nje donacion prej 8 milione euro nga Komisoni Europian (faza e pare)
– Faza e dyte ka perfshire rehabilitimin e rrjetit te ujesjellesit dhe eshte financuar me 11 milion euro donacion nga Komisioni Europian dhe 6 milione euro kredi te buta
– Faza e trete ka perfshire ndertimin e fabrikes se ujit te pijshem ne Shkabaj me nje vlere investuese prej 35 milione, te financuara me sa vijon: 20 milione euro kredi e bute nga KfË, 10 milione prejt te cilave jane te garntuara nga Banka Zhvillimore e Austrise. Komisioni Europian, Qeveria e Kosoves dhe Komuna e Prishtines kontribuojne me nga 5 milione euro.” ka shkruar Kujtim Dobruna i cili është udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS) në Vjenë të Austrisë.