Nuri Seferi dhe Firat Arslani do të përballen sonte rreth orës 22:00, që do të transmetohet në SuperSport
Momentalisht janë duke u zhvilluar disa meçe tjera para kryesores mes boksierit shqiptar, Nuri Seferi dhe atij turk Firat Arslan, përcjell Gazeta Express.
Seferi a konfirmuar përmes rrjeteve sociale se do të zbres në ring rreth orës 22:00.
“Momenti final po afron dhe pas çdo ore që kalon durimi për tu ngjitur në ring po bëhet më i vogel. Sonte rreth orës 22:00 Live në SuperSport”, ka shkruar Seferi në Facebook.