Sport

Ja kë fajëson Shala për humbjen nga Turqia

Herolind Shala mendon se Kosovës po i mungon fati.

Kosova ka humbur 2:0 nga Turqia dhe mesfushori i Kombëtares sonë, Herolind Shala, mendon se kjo ndodhi pasi Kosova duket e pafat në këto momente.

“Nuk besoj se humbëm shkaku i eksperiencën, por po kemi të vështirë të shënojmë, jemi pa fat”, tha Shala.

“Kemi luajtur shumë mirë, kemi luftuar si luana. Por duhet të përmirësojmë minutat e para të pjesës së dytë kur edhe pësuam gola”, shtoi ai. /Express/