Aktuale

Ja çka do të ndodhë në seancën e 3 gushtit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka ftuar të gjithë deputetët për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, seanca do të fillojë në orën 10:00, ku në rendë ditë fillimisht është formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit./KosovaPress/

the authorE B