Rajon & Botë

Ja çka ndodh me fëmijët refugjatë

Problemet e refugjatëve janë të mëdha. Ata përballen me shumë vështirësi, derisa nga kjo e pësojnë edhe fëmijët.

Sipas një raporti nga UNHCR, Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet vitin e kaluar shkollor, shkruan “Evropa e Lirë”.

Në raportin e titulluar “Të lënë pas dore: Shkollimi i refugjatëve në krizë”, vihet re se, në aspektin global, 91 për qind e fëmijëve e kanë ndjekur shkollën fillore, por për refugjatët kjo shifër qëndron në vetëm 61 për qind, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta në më pak se 50 për qind.

Gjithashtu sipas raportit 6.4 milionë refugjatë të moshës shkollore, midis 5 dhe 17 vjeç janë nën mandatin e UNHCR-së.

“Në vitin 2016, vetëm 2.9 milionë janë regjistruar në arsimin fillor ose të mesëm. Më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 3.5 milionë, nuk kanë shkuar në shkollë”, thuhet në raportin e UNHCR-së.

the authorE B