Sport

Ja cili shqiptar mund të kalojë në Premierligë

Mbrojtësi i Shqipërisë mund të largohet nga Stadio San Paolo në fund të këtij edicioni, pasi po përcillet me kujdes nga dy skuadrat e mëdha angleze

23:00, 15 Shkurt 2018
Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj.

Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e klauzolës së largimit të tij është rreth 50 milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë në radarin edhe të skuadrave tjera europiane, përfshirë këte edhe kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich.