Në fillim të stinorit lojtarët i bëjnë të gjitha testet e mundshme, dhe njëri ndër ta është testi i shpejtësisë.
Testet e Arsenalit janë bërë publike pasi Pierre-Emerick Aubameyang i ka shpërndarë top lojtarët më të shpejtë në rrjetet sociale , transmeton Gazeta Express.
Pa dyshim që më i shpejti në skuadrën e Unai Emerys është Aubameyangi me 16.1 km/h, i ndjekur nga Hector Bellerini me 15.5 km/h.
Pastaj është Sokratisi me 15.4 km/h ndërsa Alexandre Lacazette është i radhitur në vendin e nëntë me 15 km/h. /Gazeta Express/