ShowBiz

Ja me cilët poet shqiptar e krahason vetën Geti

Hip hop superylli, Getoar Selimi gjithnjë befason me publikimet e tij.
Reperi i madh i skenës muzikore shqiptare ka vazhduar me publikimet e tij në rrjetet sociale.
Tash, ai në Instagram ka publikuar një kolazh ku shihet ai në ngjyra bardh e zi me Naim Frashërin dhe Abdyl Frashërin, dy prej ikonave të shkrimit dhe historisë shqiptare.

Nuk dihet nëse Geti vërtet ka tentuar të krahasohet me mendjet e ndritura të historisë shqiptare.

Ka mundësi, që reperi të konsiderojë veten si tekstshkruesin më të mirë ndonjëherë shqiptar bashkë me Naimin dhe Abdylin, një pretendim që sërish do të ishte i ekzagjeruar.

Nuk munguan as komentet e fansave, ku shumë prej tyre e pranonin krahasimin si me vend, e disa madje kritikuan Geasyn pse krahasoi veten me vëllezërit Frashëri.

Geasy së fundmi erdhi me ritme rap-patriotike në projektin “Bisha me dy Koka” që pati sukses të konsiderueshëm.

the authorE B