Fjala “pushim” na kujton menjëherë qiellin e kaltër, plazhet me diell dhe të kristaltë, detin freskues.
Rrezet e detit dhe uji janë të mira edhe për shpirtin tonë edhe për trupin.
Ja disa nga dobitë që mund të kemi nga uji i detit.
Uji i detit përmban elemente të rëndësishme si natrium, magnez, kalcium, kalium, silic, argjend, madje edhe ar.
Deti ndikon pozitivisht ndaj astmës dhe alergjisë – Kripa e detit ka veti antiseptike, ku edhe është e nevojshme ndaj reaksioneve alergjike të lëkurës.
Rrezitja furnizon trupin me vitaminë D – Rrezitja ju mundëson jo vetëm një lëkurë tërheqëse të nxirë, por edhe na furnizon me vitaminë D, e cila është aq e nevojshme për organizmin tonë.
Relaksimi dhe qëndrimi në det ju heq stresin – asgjë nuk mund të ketë efekt më relaksues se një fllad i lehtë dhe valët e detit.
Deti është ideal për aktivitete sportive – Noti, zhytja, surfimi, gjimnastika e detit, volejboll plazh e shumë të tjera. Pushimi në det është ideal për aktivitete sportive që janë të mira jo vetëm për formësimin e trupit, por edhe për shëndetin.
Ajri i detit është i pasur me jone negative dhe ozon që nxisin frymëmarrjen e thellë dhe na mbushin me energjinë e jetës.
Deti shëron artritin dhe dhimbjet e shpinës – Falë vetive dhe përbërjes së ujit, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, ul inflamacionin, relakson dhe stimulon lirimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.
Deti shëron probleme të lëkurës – Kripa e detit është jashtëzakonisht e pasur me shumë përbërës. Ndër mineralet e ndryshme dhe sulfatet që gjenden, janë po ashtu të pranishëm edhe kaliumi, bromi, natriumi, kalciumi, mangani, magnezi, jodi, hekuri, fluori dhe silicë.
Deti stimulon kreativitet dhe emocione – Deti në përgjithësi, dhe elementi i ujit kanë qenë të lidhura me kreativitetin dhe ndjenjat. Qëndrimi dhe relaksi në det, rrisin ndjesinë tonë dhe ngjallin emocion, intuitë, imagjinatë dhe kreativitet.
Deti ka efekt pozitiv në shëndetin e syve – Ngjyra e kaltër e detit duke e parë nga distanca, ka efekt pozitiv për sytë tanë. Nëse keni kaluar shumë kohë para kompjuterit, pushimet në det do të ju ndihmojnë të relaksoheni dhe t’i pushoni sytë.