Aktuale

Ja çfarë vendosi Gjykata për rastin e rrahjes me boksa të Milaim Zekës e Frashër Krasniqit

Gjykata ka vendosur që çështja e rrahjes së ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit të zgjidhet përmes ndërmjetësimit.

Ky vendim u mor pasi që Zeka dhe Krasniqi u pajtuan për këtë mënyrë zgjidhjeje.

Ndërmjetësimi ishte propozim i gjyqtarit, ndërkaq atë e pranoi edhe prokurori i rastit, Fatmir Behrami.

Dy ish-deputetët akuzoheshin për rrahjen që kishte ndodhur në një emision të drejtpërdrejtë televiziv më 29 shtator të vitit 2017.