Teuta Rugova nuk është parë në vendin e saj të punës, në Kuvend, që nga dita kur koalicioni PAN votoi që të shtyhet konstituimi i Kuvendit, pasi s’i kishin votat për ta zgjedhur kreun e Kuvendit. Rugova e ndihmoi PAN’in duke votuar shtyrjen e seancës konstituive, dhe më s’u duk, deri sot kur po mbahet seanca e fundit plenare e këtij viti.
Deputetja Teuta Rugova asnjëherë nuk i përfilli numrin e madh të votave që e bën deputete për dy mandate radhazi. Vajza e Presidentit Rugova, refuzoi të përfaqësoi votuesit e saj në Kuvend për më shumë se tre muaj.
Përderisa, deputetja Rugova kritikohej se gjatë mandatit të kaluar, asnjëherë s’kishte marrë fjalën, këtë herë ka vendosur të tregoj se di të bëjë edhe më
Deputetja që në zgjedhjet e qershorit mori mbi 10 mijë vota, që para konsituimit të Kuvendit, nuk ka marrë mundin që as të duket nëpër seanca të Kuvendit.
Thuhet se ajo ka komunikim të rrallë me Grupin Parlamentar të LDK’së, kjo pasi deputetja kishte vendosur të votonte kundër vullnetit të partisë së saj, për t’i mundësuar koalicionit PAN shtyerjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ndryshe, Teutës i kishin mbetur edhe dy muaj që të mungojë në Kuvend, për t’iu hequr mandati i deputetes, nëse ajo nuk do të merrte pjesë në njërën nga seancat plenare për të nënshkruar se ka qenë e pranishme. /Express/